
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka thumbuar rivalët e tij për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Ai ka ironizuar me deklaratën e Përparim Ramës që e mohon të jetë anëtar i LDK-së, duke pretenduar se është kandidat i pavarur.
“Vetëm unë dhe Bekë Berisha nga AAK nuk e kemi problem të tregojmë se me cilën parti garojmë. Të tjerët kandidojnë si të pavarur,” tha Çeku me ironi në emisionin Pressing.
Ai gjithashtu kritikoi kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili, duke thënë se interesohet për Prishtinën vetëm në prag të zgjedhjeve:
“Paraqitet kur afrohen zgjedhjet dhe nis me u interesu për Prishtinën… PDK nuk është organizatë demokratike dhe nuk është institucion ku vendimet merren me demokraci apo profesionalizëm. Këtë e tregoi më së miri zotëri Ramiz Lladrovci.”
Për rivalen e tij nga PSD, Besa Shahini, Çeku u shpreh i rezervuar.
“Unë dua me ruajt respektin për Besën që e njoh shumë gjatë… nuk po dua me komentu më shumë.”