Endriti publikon një foto të Hashim Thaçit, çfarë po paralajmëron? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Endriti publikon një foto të Hashim Thaçit, çfarë po paralajmëron?

    Insajderi
    22 August 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të babait të tij në rrjetin social Instagram.

    Në imazhin e shpërndarë, Thaçi shfaqet i ulur në një shpat mali, i qetë dhe i zhytur në peizazhin natyror përreth.

    Publikimi i kësaj fotografie vjen në një moment të ndjeshëm, ndërsa Thaçi vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Fotografia është publikuar në një kohë kur Gjykata Speciale ka ndaluar vizitat për një grup prej 11 personash që më herët e kishin vizituar Thaçin në paraburgim. Sipas vendimit të fundit, ndalimi përfshin emra të njohur si Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati, si dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve janë redaktuar për shkak të konfidencialitetit.

    Prokuroria e Specializuar ka pretenduar se gjatë këtyre vizitave janë zhvilluar komunikime të dyshimta, që mund të kenë pasur si qëllim transmetimin e udhëzimeve tek palët e treta, përfshirë dëshmitarë të çështjes.

    Hashim Thaçi, së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, të pretenduara të kenë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark