Cakolli: Kandidaturat pa marrëveshje, insistim në bllokadë, Dehari pjesë aktive e problemit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Kandidaturat pa marrëveshje, insistim në bllokadë, Dehari pjesë aktive e problemit

    Insajderi
    22 August 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk po dështon më për mungesë numrash, por për mungesë vullneti dhe përgjegjësie.

    Për subjektin më të madh parlamentar, Lëvizjen Vetëvendosje, Cakolli tha se me vetëdije po gjejnë taktika që s’çojnë askund dhe shtoi se propozimi i kandidaturave pa marrëveshje politike është insistim në bllokadë.

    “Ata që duhet ta zgjidhin situatën, po zgjedhin me vetëdije taktika që nuk çojnë askund. Prandaj, seanca e sotme ishte thjesht një episod tjetër i absurditetit parlamentar. Propozimi i kandidaturave pa marrëveshje politike – madje për herë të tretë nga radhët e ekzekutivit, edhe kur dihet se nuk ka vota për to nga partitë e tjera – është veç insistim në bllokadë”.

    Cakolli tha se problematike mbetet edhe “sjellja jokonsistente dhe arbitrare” e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili për një muaj rresht shkeli Kushtetutën me udhëheqjen e seancës.

    “Në seancën e kaluar lejoi dy kandidatura, sot vetëm një.Për më tepër, ai po vazhdon t’i thërrasë seancat në afatin maksimal 48 orësh – edhe pse ka të drejtë dhe do të duhej t’i thirrte më shpesh, madje disa herë brenda ditës nëse është e nevojshme, derisa të votohet një kandidat/e me të paktën 61 vota. Kjo mënyrë e menaxhimit të seancës nga Avni Dehari nuk është neutrale, por është pjesë aktive e problemit”, tha Cakolli.

    Lëvizja Vetëvendosje sot propozoi ministrin në detyrë Hekuran Murati për kryeparlamentar, duke qenë e vetëdijshme se partitë tjera në Kuvend kanë thënë se s’votojnë për deputetët që shërbyen si ministra në Qeverinë Kurti.

    Pas ky propozimi s’e mori mbështetjen e nevojshme, Dehari ndërpreu seancën për të vazhduar të dielën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark