FBI bastis shtëpinë dhe zyrën e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    FBI bastis shtëpinë dhe zyrën e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton

    Insajderi
    22 August 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FBI ka kryer bastisje në shtëpinë në Maryland dhe në zyrën në Uashington të John Bolton, ish-këshilltarit për siguri kombëtare në administratën e parë të Donald Trump, i cili më pas u bë kritik ndaj ish-presidentit.

    Bastisja është pjesë e një hetimi mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar, ka thënë një burim i njohur me çështjen për Associated Press të premten.

    Burimi bëri të ditur se Bolton nuk është ndaluar dhe nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Ai është parë të premten paradite në hollin e ndërtesës në Uashington ku mban zyrën, duke biseduar me dy agjentë të FBI-së, përpara se të largohej e të ngjitej në katet e sipërme të objektit.

    As Bolton dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë koment rreth bastisjes, ndërsa avokati që e ka përfaqësuar më parë nuk është përgjigjur.

    Edhe Departamenti i Drejtësisë ka refuzuar të komentojë, ndonëse zyrtarët duket se i janë referuar rastit përmes disa postimeve enigmatike në rrjete sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark