Kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore, arrestohet në Prishtinë 30-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore, arrestohet në Prishtinë 30-vjeçari

    Insajderi
    22 August 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitë e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar me sukses një aksion të befasishëm, duke vënë në pranga një 30-vjeçar të shumëkërkuar nga drejtësia.

    I dyshuari, identifikuar me inicialet R.G., shtetas i Republikës së Kosovës, ishte në arrati prej kohësh, ndërsa ndaj tij rëndonin gjashtë urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata si dhe tri kërkime aktive policore.

    Operacioni është zhvilluar nga njësitë e Stacionit Policor “Qendra” në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë. Policia bëri të ditur se personi ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda, përfshirë:
    – Tentim vrasje e rëndë
    – Grabitje
    – Kanosje
    – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
    – Lëndim i rëndë trupor

    Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të ndjekjes së tij nga drejtësia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark