
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale në Gjilan, gjatë periudhës 13–21 gusht 2025, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore me qëllim rritjen e sigurisë publike, parandalimin dhe hetimin e veprave penale.
Gjatë këtyre aksioneve: Janë konfiskuar katër pistoleta dhe 29 fishekë, janë trajtuar tetë raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, dy raste me armë të ftohta (thika) dhe një rast me shufër metalike.
Po ashtu janë ndaluar edhe persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës.
Policia ka theksuar se këto veprime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme.