"I shiste ...", arrestohet një 28-vjeçar në Ferizaj, kreu disa vjedhje në banesa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I shiste …”, arrestohet një 28-vjeçar në Ferizaj, kreu disa vjedhje në banesa

    Insajderi
    22 August 2025 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

    “Nga hetimet në zhvillim është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

    Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

    Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark