
Ka vdekur në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Karaqica.
“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim në Suedi, në moshën 25-vjeçare. I ndjeri ishte magjistër i shkencave politike dhe kandidat për doktoraturë”
“Largimi i parakohshëm i Lirigzonit është dhimbje e rëndë për familjen dhe komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar vdekjen e papritur të Lirigzonit. Ngushëllime të sinqerta për familjen Karaqica”, ka thënë kryetari Lladrovci.