U kap me substancë narkotike, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    U kap me substancë narkotike, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

    Insajderi
    23 August 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani 39 vjeç, e njohur si Marina Fara, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Vorës, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi kokainë në makinë.

    Fillimisht u raportua se sasia e kokainës ishte 4.4 gramë të cilën Fara e kishte fshehur në portofol. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që Marina Fara të mbahet në arrest shtëpie.

    Gjatë deklarimit të saj, ajo tha se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

    Fara ka qenë e përfshirë rreth 5 vite më parë në operacionin “Mezhgorani”, ku morën pjesë mbi 30 persona, duke ngritur dyshime për përfshirje me trafikantë droge. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark