Rusia sulmoi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia sulmoi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump

    Insajderi
    23 August 2025 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur pakënaqësinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin lidhur me një sulm rus ndaj një fabrike amerikane në Ukrainë.

    Në një deklaratë për mediat, lideri amerikan konfirmoi se ka biseduar me Putinin për këtë çështje.

    “I thashë atij që nuk jam i kënaqur me këtë”, u shpreh 79-vjeçari, pa dhënë më shumë detaje rreth përmbajtjes së bisedës apo ndonjë reagim të mundshëm nga pala ruse.

    Gjithashtu, Trump u shpreh se Vladimir Putin mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

    Sipas tij, kjo do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.

    Deklaratat vijnë në një kohë të tensionuar ndërkombëtare, me konfliktin në Ukrainë që mbetet në qendër të vëmendjes globale. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark