Emocionon Yll Limani, kujton kohën kur familja nga Gostivari i mirëpriti si refugjatë gjatë luftës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Emocionon Yll Limani, kujton kohën kur familja nga Gostivari i mirëpriti si refugjatë gjatë luftës

    Insajderi
    23 August 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shkup u mbajt koncerti madhështor i Yll Limanit, i cili mblodhi mijëra fansa nga e gjithë Maqedonia e Veriut, Kosova e rajoni.

    Befasia e mbrëmjes ishte kur Ylli u ndal për t’i falënderuar fansat e tij dhe për të kujtuar një pjesë të rëndësishme të jetës: familjen nga Gostivari që e kishte strehuar gjatë kohës së luftës.

    “Në kohët më të vështira, ju na dhatë strehë, bukë e dashuri. Këto nuk harrohen kurrë. Sot jam këtu, para jush, edhe falë asaj mikpritjeje që na e keni dhënë kur ishim fëmijë”, tha ai.

    “Na dhatë dashni kur bota na dukej pa zemër, ato net të errëta na i kthyet në dritë, sepse ishim bashkë”, shkruan Ylli në letrën e tij ndër tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark