Tentim vrasje në Prishtinë, dy të therur me thikë dërgohen në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në Prishtinë, dy të therur me thikë dërgohen në QKUK

    Insajderi
    24 August 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 23 gushtit në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë.

    Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 03:30.

    Dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi janë therur me thikë nga një person i dyshuar ende i panjohur.

    Policia ka intervistuar katër dëshmitarë në lidhje me rastin dhe është njoftuar edhe prokurori kompetent.

    Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarit janë duke u zhvilluar nga njësitë relevante të hetuesisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark