Mustafa: Nuk votojmë kandidatë të partisë që nuk kemi marrëveshje me ta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nuk votojmë kandidatë të partisë që nuk kemi marrëveshje me ta

    Insajderi
    24 August 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit që ai përfaqëson mbetet i njëjti.

    Mustafa deklaroi se LDK nuk voton asnjë kandidat të partisë me të cilën nuk ka marrëveshje politike.

    “Qëndrimi i Lidhjes Demokratike vazhdimisht mbetet konsistent”, deklaroi ai.

    Ai foli edhe për votën pro të deputetit të këtij subjekti, Arben Gashit, për Dimal Bashën që u propozua nga VV-ja për kryetar të Kuvendit.

    “Për dallim nga shumica tjetër parlamentare Lidhja Demokratike e Kosovës, me të vërtetë është demokratike. Edhe z. Gashi i ka qëndrimet e tij dhe veprimet e tij si deputet”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark