Artan Behrami: Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja, ti vlen më shumë se kaq! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Artan Behrami: Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja, ti vlen më shumë se kaq!

    Insajderi
    24 August 2025 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Depeuteti i PDK’së, Artan Behrami, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ai, nënvlerësimin e Glauk Konjufcës.

    Behrami ka thënë se është e pakuptueshme se si Konjufca mund të qëndrojë ende në VV, pasi kjo parti ka propozuar “pesë dështakë para emrit të tij”.

    Statusi i plotë:

    Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.

    Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.

    VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.

    Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark