VV e konfirmon që kandidati për asamblist iu arrestua pasi u gjetën katër plantacioneve të kanabisit në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e konfirmon që kandidati për asamblist iu arrestua pasi u gjetën katër plantacioneve të kanabisit në Gjilan

    Insajderi
    24 August 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi ka konfirmuar se Rinas Zeqiri i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, ka qenë kandidat për Asamble komunale nga VV.

    Gashi tha se Zeqiri ishte anëtarësuar vonë në VV, dhe se kishin besuar që mund të kontribuoj në Asamble.

    “E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Postimi i plotë

    Të nderuar qytetarë të Artanës,

    Dua t’ju njoftoj se, sipas raportimeve në media, kandidati për Asamble komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinas Zeqiri, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në mbjelljen e bimëve narkotike.

    Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.

    Megjithatë, ne mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe besojmë se drejtësia do të veprojë. Për këtë akt, kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe të qartë nga çdo veprim i kundërligjshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark