Insajderi
Insporti

Rodrygo hodhi fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm mbrëmë

Insajderi
25 August 2025 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rodrygo hodhi fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm mbrëmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi Alonsos.

Megjithatë, braziliani nuk arriti të ndikojë në lojë dhe u zëvendësua në minutën e 63-të, duke i lënë vend Vinicius Juniorit.

Pas zëvendësimit, Rodrygo u duk i frustruar dhe hodhi bluzën e stërvitjes në tokë, gjest që la të kuptohet pakënaqësia e tij.

Mbetet e paqartë nëse veprimi i lojtarit ishte drejtuar ndaj tij vetë apo trajnerit, por emocionet dhe frustrimi ishin të dukshëm.

Pavarësisht performancës së tij, Real Madrid shënoi fitore të qetë 3-0.

Kylian Mbappé realizoi dy gola fantastikë, ndërsa Vinicius Junior vulosi rezultatin me një tjetër gol të bukur, duke e ngritur ekipin në kuotën e 6 pikëve dhe në krye të klasifikimit të La Ligës pas dy javëve të para.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark