73 milionëshi dështak- Dalin në pah statistikat e tmerrshme të Seskos në duelin ndaj Fulhamit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    73 milionëshi dështak- Dalin në pah statistikat e tmerrshme të Seskos në duelin ndaj Fulhamit

    Insajderi
    25 August 2025 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Statistikat nga paraqitja e Benjamin Seskos gjatë barazimit të Manchester United me Fulham në Ligën Premier janë vërtetë tronditëse.

    Të dielën pasdite, United nuk arriti të përmbushë pritshmëritë për fitoren e parë të sezonit, duke barazuar 1-1 me Fulhamin në “Craven Cottage”.

    Një gol nga zëvendësuesi i Fulhamit, Emile Smith-Rowe, vetëm disa sekonda pasi hyri në lojë, anuloi autogolin e shokut të tij të skuadrës, Rodrigo Muniz, i cili kishte kaluar Unitedin në epërsi në pjesën e dytë.

    Pas javësh të tëra negociatash me Unitedin dhe Neëcastle Unitedin, Sesko vendosi të transferohet në “Old Trafford” më herët këtë muaj për një shumë prej 73.7 milionë euro.

    Reprezentuesi slloven nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq” dhe debutoi në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Arsenalit.

    Megjithatë, Sesko nuk arriti të lërë përshtypje ndaj “Topçinjve”, diçka që u përsërit edhe në ndeshjen ndaj Fulhamit.

    Përkundër 38 minutave të luajtura në Craven Cottage, Sesko nuk regjistroi asnjë goditje, bëri vetëm nëntë pasime, asnjë prej tyre pasim kyç, nuk realizoi asnjë driblim dhe nuk fitoi asnjë duel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark