Akuzat për antisemitizëm, Franca thërret ambasadorin amerikan Kushner - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Akuzat për antisemitizëm, Franca thërret ambasadorin amerikan Kushner

    Insajderi
    25 August 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca ka thirrur ambasadorin amerikan në Paris, pas letrës që diplomati Charles Kushner shkroi ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron për dështim në përballimin e rritjes së antisemitizmit.

    Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë të bërë një ditë më parë (24 gusht), ndërsa i cilësoi si të papranueshme akuzat e diplomatit amerikan, bëri me dije se ka thirrur Kushner për t’u paraqitur ditën e sotme në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.

    “Franca i hedh poshtë me vendosmëri këto akuza nga Kushner. Akuzat e Kushnerit shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër. Ato gjithashtu nuk arrijnë cilësinë e partneritetit transatlantik midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara dhe të besimit që duhet të mbizotërojë midis aleatëve”, thuhet në deklaratë. Autoritetet franceze janë mobilizuar plotësisht për të luftuar rritjen e akteve antisemite që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit, duke i konsideruar aktet “të patolerueshme.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, shprehu mbështetjen ndaj komenteve të Kushner, duke shtuar se: “Ambasadori Kushner është përfaqësuesi ynë i qeverisë amerikane në Francë dhe po bën një punë të shkëlqyer në avancimin e interesave tona kombëtare në atë rol.”

    Ky debat vjen pas refuzimit nga ana e Macronit të akuzave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se qëllimi i Francës për të njohur një shtet palestinez po nxit antisemitizmin./rtsh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark