Po kërkohej tash e dy javë nga Policia për tentim vrasje, arrestohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Po kërkohej tash e dy javë nga Policia për tentim vrasje, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    25 August 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.

    Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmetaj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.

    Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje.

    I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark