Nis me incident asfaltimi i rrugës ‘A’ në Prishtinë – arrestohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis me incident asfaltimi i rrugës ‘A’ në Prishtinë – arrestohen dy persona

    Insajderi
    25 August 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, ku policia ka arrestuar dy persona pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili shtoi se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

    “Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark