"Ilir Kërçeli do të ishte një propozim ndër më të mirët për kryetar Kuvendi" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ilir Kërçeli do të ishte një propozim ndër më të mirët për kryetar Kuvendi”

    Insajderi
    25 August 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para seancës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ismet Kryeziu nga KDI ka bërë një propozim të hapur drejtuar Vetëvendosjes.

    Ai ka sugjeruar deputetin Ilir Kërçeli si kandidat për këtë pozicion.

    Në postimin e tij, Kryeziu ka shkruar se, edhe pse mendimi i tij nuk ka peshë vendimmarrëse, dëshiron të kontribuojë me një sugjerim.

    Ai potencoi faktin se Kërçeli ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Konjufcës.

    “Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi”, shkroi ai përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark