Arrestohet italiani në portin e Durrësit, tentoi të fuste makinë të vjedhur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Arrestohet italiani në portin e Durrësit, tentoi të fuste makinë të vjedhur

    Insajderi
    25 August 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Shqipëri e ka arrestuar një shtetas italian, i cili tentoi të trafikonte një automjet të vjedhur para një muaji.

    Në njoftimin e policisë, sipas mediave në Shqipëri, i njëjti ishte kapur në portin e Durrësit, dhe mjeti i është sekuestruar.

    “Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç”, thuhet në njoftim.

    Policia shtoi se nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25 korrik të këtij vitit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark