Osmani takohet me presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë

    Insajderi
    25 August 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Austri.

    Ajo është takuar me Presidentin Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.

    Osmani ka thënë se me ta ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

    “Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur.Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë. ”, ka shkruar Osmani. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark