“Albin Kurtit i ka kaluar koha, përdor gjuhën e regjimit komunist” Gërvalla përballet me deklarata e saja kundër Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albin Kurtit i ka kaluar koha, përdor gjuhën e regjimit komunist” Gërvalla përballet me deklarata e saja kundër Kurtit

    Insajderi
    25 August 2025 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, është përballur me një video të vitit 2014 ku kishte deklaruar zi e terr për Albin Kurtin teksa kishte thënë se “gjuha e Kurtit është e njëjtë si në regjimin e Millosheviqit”.

    Gërvalla, e cila sot është krah i djathtë i Kurtit, tha në emisionin Pressing se Kurti ka lëvizur kogja shumë nga e majta ekstreme drejt një partie socialdemokrate.

    “Gjuha nuk më ka pëlqyer atëherë dhe gjithmonë kam qenë e hapur në atë kohë”, deklaroi Gërvalla.

    Kur ishte pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi, se për çfarë ideologjie e ka fjalën, Gërvalla kishte vlerësuar se ideologjia e Kurtit ishte ajo e ish-diktatorit shqiptar.

    Unë e lidh me kohen e regjimin komunist dhe gjuha e tij mua me kujton kohen e regjimit komunist, gjuha që ai përdor”, kishte thënë Gërvalla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark