Pritjes i erdhi fundi – Leon Avdullahu ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pritjes i erdhi fundi – Leon Avdullahu ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës

    Insajderi
    25 August 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka konfirmuar se Leon Avdullahu i ka thënë ‘PO’ Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka shkruar se pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës.

    “Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.

    Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen”, ka shkruar Ademi.

    Ai i ka uruar mirëseardhje Avdullahut të Kosova.

    “Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty. Të priftë e mbara me Kosovën!”, ka shkruar Ademi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark