Policia kap substancë të dyshuar tek ngasësi i një motoçiklete në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap substancë të dyshuar tek ngasësi i një motoçiklete në Fushë Kosovë

    Insajderi
    26 August 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë, gjatë kontrolleve të rregullta në trafik, të hënën ka ndaluar një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës.

    Policia njofton se gjatë kontrollit, tek drejtuesi i motoçikletës janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

    I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.

    “Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në një njoftim të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark