Vjedhje e rëndë në Prishtinë, grabiten stoli ari dhe gjësende me vlerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Prishtinë, grabiten stoli ari dhe gjësende me vlerë

    Insajderi
    26 August 2025 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, një mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

    Sipas raportit të policisë, nga shtëpia janë vjedhur stoli ari, bizhuteri të ndryshme dhe gjësende të tjera personale me vlerë të konsiderueshme.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat po e hetojnë rastin. Për këtë vjedhje është njoftuar edhe prokurori kompetent.

    Hetimet mbi rastin janë në vazhdim.

    VJEDHJE E RËNDË

    Prishtinë / 25.08.2025 – 03:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: stoli ari dhe bizhuteri te ndryshme, po ashtu gjesende të tjera personale në Vlerë të konsiderueshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark