Insajderi
Insporti

Mashtrim pas tragjedisë: Faqja e rreme e “Fondacionit Diogo Jota” zhduk 75 mijë euro të donatorëve

Insajderi
26 August 2025 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mashtrim pas tragjedisë: Faqja e rreme e “Fondacionit Diogo Jota” zhduk 75 mijë euro të donatorëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Uebsajti i “Fondacioni Diogo Jota” u mbyll menjëherë pasi u zbulua se po drejtohej nga mashtrues që synonin të përfitonin nga tragjedia e futbollistit të Liverpoolit.

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident me makinë në fillim të korrikut, duke shkaktuar tronditje në botën e futbollit.

Pas ngjarjes, tifozët në Portugali, Angli dhe Evropë organizuan iniciativa të shumta për të mbështetur familjen e Jotës.

Megjithatë, disa persona u përpoqën të përfitojnë nga situata. Uebsajti diogojotafoundation.org, i krijuar vetëm tre ditë pas vdekjes së futbollistit, rezultoi i rremë.

Donatorë nga e gjithë bota paguan mbi 75,000 euro, duke menduar se fondet do të shkonin për familjen e Jotës, por mashtruesit i zhdukën menjëherë.

Faqja ishte e dyshimtë që nga fillimi dhe nuk kishte lidhje me Liverpoolin apo me familjen e Jotës.

Klubi konfirmoi për British Telegraph se nuk kishte dijeni për fondacionin apo për faqen e tij të internetit.

Në faqen e rreme ishin shfaqur logot e organizatave si UNICEF, Allianz dhe Platforma Portugeze për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare, por asnjë prej tyre nuk kishte lidhje me fondacionin.

Komisioni i Bamirësisë gjithashtu konfirmoi se fondacioni nuk kishte aplikuar kurrë për regjistrim.

Ky incident tregon rrezikun e mashtrimeve online dhe nevojën për verifikim të kujdesshëm për çdo iniciativë bamirësie, veçanërisht pas tragjedive publike. /Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark