Insajderi
Lajme

“Britma e tij ishte shumë e fuqishme”, aksidentohet një fëmijë te Ministria e Arsimit/ Video

Insajderi
26 August 2025 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Britma e tij ishte shumë e fuqishme”, aksidentohet një fëmijë te Ministria e Arsimit/ Video
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fëmijë është aksidentuar te Ministria e Arsimit. Kështu ka njoftuar Kryetari i Bashkësisë Lokale zona Prishtinë, Sadudin Hasani.

Hasani ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

“Në orën 10:31 sot u aksidentua një fëmijë te ministria e arsimit, britma e ti ishte shumë e fuqishme/ Dita e sotit ka me qenë ndër ditët më të tmerrshme në jetën e ati fëmiu por pa dyshim edhe për ne të pranishmit aty kur dëgjonim gjëmat e ti! Lus Zotin që fëmija ti mbijetoj aksidentit dhe të shërohet shpejt!”, ka shkruar ai.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark