Hoxha për Bashën: Kryetari i ri i Kuvendit po shkel Kushtetutën që në ditën e parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha për Bashën: Kryetari i ri i Kuvendit po shkel Kushtetutën që në ditën e parë

    Insajderi
    26 August 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

    “Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës me vetëdije zgjedhë të shkelë Kushtetutën e Kosovës që në ditën e parë të tij,” ka deklaruar Hoxha.

    Ajo ka shtuar se i njëjti edhe më herët ka bërë shkelje kushtetuese.

    “I njejti, që edhe kur nuk ishte kryetar ka shkelur Kushtetutën, sot (keq)përdorë pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta bërë shkeljen e radhës, duke e shkelur edhe rregulloren e Kuvendit për mënyrën se si zgjidhen nënkryetarët e komuniteteve jo shumicë.”

    “Çfarë marrëzie. Çfarë mendësie”, ka shkruar ajo./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark