Shukri Buja mbështet bizneset në Lipjan, premton krijimin e kushteve më të mira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja mbështet bizneset në Lipjan, premton krijimin e kushteve më të mira

    Insajderi
    26 August 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka realizuar një vizitë në kompaninë POFIX, ku është takuar me menaxherin e saj, Naim Ismaili.

    Gjatë vizitës, Buja u njoftua nga afër me punën e kësaj kompanie, e cila numëron mbi 80 punëtorë, kryesisht nga komuna e Lipjanit. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve lokale.

    Statusi i plotë:

    Sot vizitova POFIX dhe takova menaxherin Naim Ismailin.

    Me mbi 80 punëtorë nga Lipjani, kjo kompani eksporton produkte cilësore dhe tregon se bizneset vendore me mbështetje të duhur krijojnë vende pune, si dhe fuqizojnë ekonominë.

    Zotohem se do t’i mbështes bizneset vendore dhe do të krijoj kushtet për rritje e zhvillim në komunën tonë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark