
Ndërsa afati kalimtar po afron, e ardhmja e Rodrygos duket gjithnjë e më shumë e lidhur me “Santiago Bernabeu” këtë sezon.
Braziliani ka parë një ndryshim në rolin e tij që nga prilli, por pa asnjë ofertë konkrete për të, duket se mund të qëndrojë te Real Madrid.
Arsenal, Liverpool dhe Manchester City janë përfolur për interesim ndaj Rodrygos, me brazilianin që thuhet se është më i prirur për një lëvizje drejt ”Të Kuqve”.
Por në të tria rastet, Rodrygo shihet si alternativë në vend të preferencë. Arsenal kanë zgjidhur pozicionin e tyre me nënshkrimin e Eberechi Eze, Liverpooli vazhdon të ndjekëAlexander Isak, ndërsa Manchester City synon të mbajë Savion.
Sipas Indykaila, që ka raportuar se Rodrygo ka kërkuar largimin nga klubi, braziliani nuk dëshiron të pranojë një ulje page në rast se ndodh ndonjë marrëveshje.
Ai kërkon që paga e tij prej 300,000 në javë të bashkohet me ofertën, përpara se të konsiderojë një largim. Thuhet se 24-vjeçari fiton rreth 12-15 milionë në vit në Real Madrid.
Nga ana tjetër, Fabrizio Romano thekson se çdo marrëveshje në javën e fundit të afatit do të ishte e vështirë për shkak të përmasës së lëvizjes.