Vuçiqi flet me Lavrovin për Kosovën, thotë se po dëbohen serbët nga "vatra shekullore" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi flet me Lavrovin për Kosovën, thotë se po dëbohen serbët nga “vatra shekullore”

    Insajderi
    26 August 2025 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

    Vuçiç tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë. Ndër të tjera, ai ka bërë deklarime me pretendime territoriale ndaj Kosovës.

    E njoftova për përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.

    Temë bisede, sipas Vuçiçit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë.

    “Diskutuam mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë, krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram.

    Ai, më herët, pas vendimit në Bosnje e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i atij entiteti, kishte deklaruar se Beogradi “gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit tonë dhe Republikës Sërpska”.

    Dodikut iu hoq mandati pasi u dënua me një vit burgim dhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

    Ky lider prorus, që drejton partinë kryesore të serbëve në Bosnje, gëzon mbështetjen e Moskës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark