Abdixhiku e quan "ish-opozitë" PDK'në e AAK'në pas votës për Dimal Bashën: Gabim trashanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku e quan “ish-opozitë” PDK’në e AAK’në pas votës për Dimal Bashën: Gabim trashanik

    Insajderi
    26 August 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e quajti ‘’gabim trashanik’’ votën e PDK’së dhe AAK’së pro zgjedhjes së Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.

    Ai ka paralajmëruar edhe se Kosova mund të futet edhe në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar bllokadës s nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit serb.

    ‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione. Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim”, deklaroi Abdixhiku.

    “Ajo çka është fatkeqe është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’, tha më tej ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark