Insajderi
Insporti

Jude Bellingham zbulon shenjën shokuese në shpatull pasi iu nënshtrua operacionit

Insajderi
26 August 2025 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jude Bellingham zbulon shenjën shokuese në shpatull pasi iu nënshtrua operacionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkalla e operacionit që Jude Bellingham iu nënshtrua muajin korrik është bërë publike pasi një fotografi e mesfushorit të Real Madridit ka qarkulluar në rrjetet sociale.

22-vjeçari kreu një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale në Londër, për të zgjidhur një problem në shpatull që e kishte që nga nëntori i vitit 2023.

Ai ishte dëmtuar rëndë në ndeshjen e La Ligës kundër Rayo Vallecanos, por për disa muaj zgjodhi të vononte operimin, duke luajtur me shpatullën e fashuar për të mos humbur ndeshje të rëndësishme.

“Jam lodhur duke luajtur me fashë”, kishte pranuar ai gjatë verës.

Bellingham tashmë është parë publikisht me fashë, por për herë të parë fansat panë qartë shenjën e madhe të operacionit kur ai pozoi me dy vajza të vogla, duke veshur një jelek sportiv. Shenja shtrihet përgjatë pjesës më të madhe të shpatullës së tij të djathtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark