Krasniqi: Nuk e kam të qartë si VV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Nuk e kam të qartë si VV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha

    Insajderi
    26 August 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar propozimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Krasniqi në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës është shprehur i habitur se si Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar nga fryma e filozofit gjerman, Hegel, tek Dimal Basha, shkruan Insajderi.

    Ne besojmë që edhe brenda grupit të tyre mund të ketë një figurë që tek e fundit mundet me qenë në krye të atij kuvendi me më pak toksicitet, por ne ua votojmë këdo. Unë as sot s’e kam të qartë se si ka mbërrirë Lëvizja Vetëvendosje nga Hegeli te Dimali, por ky është problem moral i tyre“, deklaroi Krasniqi.

    Ndoshta tendenca ka qenë që ta nxjerrin një kandidat që ka qenë polarizues, që ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm dhe pa i zgjedhë fjalët kundër PDK-së e të tjerëve. Gjithmonë i kemi zgjedhë në Kuvendin e Kosovës figura përfaqësuese. Filluan një lloj propagande, fushate linçuese qysh ne s’e majmë fjalën, por s’ishte kjo e vërteta. Mu në fakt më shqetëson fakti se ky lloj taktizimi nuk është i dobishëm për politikën, e më së paku prej qytetarët“, deklaroi më tej ai.

    Krasniqi fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në Kuvend, përmes, siç u shpreh ai, kryeneçësisë së Kurtit që të jetë Albulena Haxhiu kandidatja për kryetare dhe insistimit për komision të fshehtë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark