Grenell del kundër kandidates republikane që dogji Kuranin: Mos i sulmo të gjithë myslimanët, po dukesh budalla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Grenell del kundër kandidates republikane që dogji Kuranin: Mos i sulmo të gjithë myslimanët, po dukesh budalla

    Insajderi
    26 August 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër kandidaten republikane për Kongres, Valentina Gomez, e cila u shfaq në një video ku digjte librin e shenjtë islam, Kuranin, me një flakëhedhës.

    Sipas Grenell, kandidatja nuk e kupton lirinë, teksa theksoi se Kushtetuta amerikane e garanton lirinë fetare.

    “Mos e minoni Amendamentin e Parë të Kushtetutës të vendosur nga paraardhësit tanë. Kushtetuta e SHBA-ve garanton lirinë e fesë. Ju nuk i kuptoni shumë mirë liritë tona”, shkroi Grenell si reagim në median sociale X.

    Pikërisht aty, Gomez publikoi videon, të parë tashmë nga 3.4 milionë njerëz vetëm në këtë platformë, duke tërhequr vëmendje dhe kritika të mëdha.

    “Do ta zhduk Islamin në Texas, prandaj më ndihmoftë Zoti. Myslimanët po përdhunojnë dhe vrasin në rrugën e tyre për të pushtuar vendet e krishtera. Më ndihmoftë të hyj në Kongres, në mënyrë që të mos ju duhet të përkuleni kurrë para shkëmbit të tyre budalla”, përshkroi Gomez në videon e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark