Emilja Rexhepi e zbërthen dilemën, tregon cila nga partitë përveç Vetëvendosjes ia dha 13 vota - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilja Rexhepi e zbërthen dilemën, tregon cila nga partitë përveç Vetëvendosjes ia dha 13 vota

    Insajderi
    26 August 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Votimi i ndarë për nënkryetarët e pakicave që po konsiderohet si shkelje, Emilija Rexhepi thotë se 13 vota i mori nga LDK’ja

    Emilja Rexhepi ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Derisa ka falënderuar kolegët e saj nga komunitetet joshumicë, Rexhepi falënderoi edhe deputetët e LVV-së, PDK-së, AAK-së, e LDK-së.

    “Gjithashtu, faleminderit edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (48 deputetë) dhe LDK-së (13 deputetë), si dhe atyre që nuk më votuan – deputetëve të PDK-së, Listës Serbe, AAK-së, Dudi Baljes dhe Adem Hodzhës”, është shprehur Rexhepi.

    “Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve”, thekson Rexhepi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark