Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

    Insajderi
    26 August 2025 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa ishte në detyrë, për të cilin ka thënë se ishte ndaluar nga Albin Kurti.

    Veliu ka deklaruar se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

    “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin e detajuar për ndërhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thënë ai.

    “Unë ia kam kërkuar, por arsyetimi ka qenë pse unë po dua me hap tash telashe. Kjo qeveri me Serbinë, me veriun e të tjera, e të tjera – arsyetime bajate”, ka shtuar ai, duke theksuar se aksioni kishte qenë i ndarë në dy plane: për veriun dhe për lojërat e fatit në kufi.

    “Të dy planet kanë qenë të përgatitura, të detajuara. Njëri është plani për veriun, tjetri është plani për lojërat e fatit… Të dyja ia kam kërkuar dhe Albin Kurti, në njëfarë forme, nuk e ka pranuar asnjërën”, ka deklaruar Veliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark