"Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten - Qeveria Kurti 3, nuk do të bëhet" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten – Qeveria Kurti 3, nuk do të bëhet”

    Insajderi
    27 August 2025 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri prej figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Infrastrukturës pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit të Kosovës.

    Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta në skenën politike.

    Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka vlerësuar se ky veprim do të shtojë edhe më tej pakënaqësitë brenda Vetëvendosjes.

    “Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten vazhdimisht në publik, janë të shumtë! Ndërrimi i kandidatit ishte zgjidhja që u dëshmua e patjetërsueshme. Sidoqoftë, bllokada disa-mujore u tejkalua në pjesën kryesore nga ndërrimi i kandidatit. Me zgjedhjen e Kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, Kosova tash është afër tejkalimit të plotë të ngërçit institucional e politik”, ka shkruar ai.

    Ramadani shtoi se hapi final duhet të ndodhë menjëherë.

    “Hapi i fundit rreth tejkalimit të plotë të bllokadës duhet të ndodh nesër, jo më larg. Qeveria Kurti 3 nuk do të bëhet. Të gjitha këto ngjarje të këtyre muajve janë dëshmitë finale pse nuk ka dhe nuk duhet të ketë Qeveri Kurti 3”, tha ai./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark