Abdixhiku për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar: Dëm i madh i popullizmit të Albin Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar: Dëm i madh i popullizmit të Albin Kurtit

    Insajderi
    27 August 2025 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Ai në emisionin Debat Plus, ka thënë se zgjedhja e tij është dëm i madh për Republikën e Kosovës.

    “Për mua është dëshpëruese mbështetja e një kandidati të tillë nga partitë tjera. Ky është një dëm shumë i madh. Nuk kemi nevojë që të lejojmë popullizmin e Albin Kurtit që të na ofrojë dëmë kaq të mëdha”, ka thënë Abdixhiku.

    “Ne në LDK sidomos 5 vitet e fundit, e kemi shumë të rëndësishme që paralelisht me reformën tonë të brendshme të bëjmë edhe një emancipim të skenës politike, që gjuha e rëndë, politika e ashpër, urrejtja të mos shpërblehen me triumf”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark