Horoskopi për sot:...mund ta tradhtoni partnerin - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Horoskopi për sot:…mund ta tradhtoni partnerin

    Insajderi
    28 August 2025 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dashi
    Sot do afroheni më shumë së kurrë me atë që keni në krah dhe do flisni edhe për disa të fshehta të së kaluarës. Do gjeni mirëkuptimin. Me financat do jeni kurdoherë të matur dhe situata nuk do jetë aspak problematike.

    Demi
    Do bëni çdo gjë që të keni në dorë sot vetëm që marrëdhënia në çift të mbetet sa më e mirë. Në mbrëmje mund të provoni edhe eksperienca të reja. Në planin financiar nuk duhet të kryeni operacione të rrezikshme sepse gjendja do përkeqësohet.

    Binjaket
    Ditë shumë e zakonshme dhe pa të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Perspektivat janë të mira për sektorin e financave.

    Gaforrja
    Ka rrezik të ëndërroni për dikë tjetër sot dhe më mendje mund ta tradhtoni partnerin. Në fakt pas pak kohësh do ndihen keq për këtë që keni berë. Sektori i financave do jetë goxha më i qëndrueshëm se kohë më parë.

    Luani
    Yjet do ju krijojnë kushtet e përshtatshme që ju të ndiheni sa më mirë në krahët e partnerit tuaj. Do dashuroheni si kurrë më parë dhe do ndiheni mjaft mirë.

    Virgjëresha
    Do mahniteni sot kur të zbuloni disa cilësi të reja të partnerit tuaj dhe do e dashuroni me më shumë pasion atë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Nuk do keni aspak frikë kur të shpenzoni për gjërat e nevojshme.

    Peshorja
    Ndikimi i madh i Plutonit do sjelle problemë serioze në jetën tuaj në çift sot. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe do kërkoni me ngulm gjëra të pamundura.

    Akrepi
    Do diskutoni gjerë e gjatë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe më në fund do i zgjidhni problemet e vogla që ju kishin dalë më herët. Shpenzimet kryejni me kujdes dhe vetëm për gjëra të domosdoshme.

    Shigjetari
    Kjo do jetë një ditë e veçantë për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju përgatisë surpriza marramëndëse të cilat do ju bëjnë të ëndërroni gjithë kohës.
    Bricjapi
    Ata që janë në një lidhje do merren vesh mirë me personin që kanë në krah. Do jeni tolerantë dhe mjaft të kuptueshëm. Me financat do jeni impulsive dhe ka rrezik të bëni gabime të pafalshme.

    Ujori
    Të dashuruarit do vazhdojnë të kenë një ditë normale dhe pa gjera të jashtëzakonshme. Bëni atë që do ju duket juve më e arsyeshmja. Në planin financiar do keni fat dhe sukses.

    Peshqit
    Kjo ditë nuk do jetë aspak e favorshme për ata që janë në një lidhje. Do debatoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni mirë. Për të përmirësuar financat do mbështeteni tek të afërmit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark