Basha komenton dorëheqjen e Liburn Aliut: Kjo është demokracia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha komenton dorëheqjen e Liburn Aliut: Kjo është demokracia

    Insajderi
    28 August 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përmes një konference për media ka komentuar dorëheqjen e ministrit Liburn Aliu, i cili tha se po lë postin e ministrit për shkak të zgjedhjes së Bashës si kryeparlamentar, shkruan Insajderi.

    Dimal Basha e sheh dorëheqjen e tij si diçka normale. Ai tha më tej se e vlerëson kontributin e tij në parti dhe si ministër.

    “Unë lexova në media që ka dhënë dorëheqje nga pakënaqësia e tij për shkak të zgjedhjes sime. Unë e çmoj kontributin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Është e natyrshme të ketë pakënaqësi mes nesh. Kjo është demokracia. E çmoj kontributin e tij edhe në ministri”, tha Basha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark