Limaj: Dimal Basha e ka dëmtu Kosovën, njerëzit janë në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Dimal Basha e ka dëmtu Kosovën, njerëzit janë në Hagë

    Insajderi
    28 August 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Dimal Basha me atë “hulumtim” ku flitej kundër UÇK-së e ka dëmtu Kosovën.

    Sipas Limajt, Basha për një punim shkencor poshtëroi vendin e tij.

    “Mirënjohje për gazetarin që e publikoi atë shkrim. Nuk është një status, por shkrim, hulumtim i bazuar nga dy autorë, për më tepër besueshmërinë e jep se një autor është nga Kosova. Deri më 2016 në vazhdimësi ka pas hulumtime të tilla të porositura për të forcuar raportin e Dick Martyt. Më vje keq që një shqiptar për ta publikuar një punim shkencor, ka fyer ofenduar, ka akuzuar vendin e vet, kombin e vet. Kjo është shumë serioze, është punim shkencor. Kam qenë nëpër Gjykata, punimet e tilla i kemi pasur nëpër akuza nga organet ndjekëse. Po të kallxoj që e ka dëmtuar Kosovën, njerëzit janë në Hagë. Ai artikull fyen qindra, mijëra shqiptar që kanë ndihmuar për lirinë e Kosovës. Ai i bën banda, gjoja drogirasha, rrjete të drogës. Në përputhje të plotë me atë që ka bërë propaganda serbe. Ai e ka dëmtu Kosovën. A e dini se sa i jep besueshmëri një shqiptar kur bëhet bashkëautor. Ai është pajtu me atë artikull. Nisma së pari e sheh procesin e ligshmërisë dhe kushetueshmërisë. Nëse ka proces të tillë, natyrisht që ka vote për Nenad Rashiqin.  Ata që e kanë zgjedh Bashën duhet me ia bë vendin kësaj pune”, tha Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark