Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar ndaj Kosovës, mungojnë Bislimi e Hajdari- përfshihen Xhaka e Jashari - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar ndaj Kosovës, mungojnë Bislimi e Hajdari- përfshihen Xhaka e Jashari

    Insajderi
    28 August 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në St. Jakob-Park të Baselit.

    Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin ka ftuar gjithsej 23 futbollistë për ndeshjen ndaj Dardanëve dhe pjesë e listës janë dy yje shqiptarë.

    Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë pjesë e listës për ndeshjen ndaj Kosovës, por mungojnë dy lojtarë tjerë.

    I pari në listë është Uran Bislimi, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën dhe nuk po ftohet, teksa i dyti është Albian Hajdari, i cili pëlqehet edhe nga Dardanët, por që ende nuk ka bërë zgjedhjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark