Më 1 shtator nis “KU-Fest”, për pesë netë sjellin magjinë e teatrit në Kumanovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 1 shtator nis “KU-Fest”, për pesë netë sjellin magjinë e teatrit në Kumanovë

    Insajderi
    28 August 2025 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 1 shtator nis “KU-Fest”, për pesë netë sjellin magjinë e teatrit në Kumanovë

    Më 1 shtator në Kumanovë, vjen edicioni i festivalit ballkanik të teatrit “KU-Fest”, shkruan Alsat.

    Ky festival i cili pritet që të zgjasë pesë ditë, do të sjellë shfaqje nga vendi, Kosova dhe Serbia.

    Shfaqjet për çdo natë fillojnë nga ora 20:00, përveç natës së parë dhe të fundit në ora 19:30, shkaku i ndarjes së çmimeve dhe hapjes solemne.

    Festivalin do ta hap trupa e Teatrit Shqiptar Shkup, me shfaqjen “Të rresh a të mos rresh”, përshtatur nga “The lying kind”, të autorit Anthony Neilson, nën regji të Shkumbin Istrefit.

    “KU-Fest”, nis më 1 dhe përfundon më 5 shtator, dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës-Kumanovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark