Tentoi të fuste kanabis në Shqipëri, arrestohet një kosovar në Morinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të fuste kanabis në Shqipëri, arrestohet një kosovar në Morinë

    Insajderi
    28 August 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të kalonte kufirin me një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

    Gjatë kontrollit fizik të bagazheve, në çantën e pasagjerit u zbulua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua menjëherë si provë materiale, thotë Policia e Shqipërisë,.

    “Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 59 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi i ka vënë automjetit të tij, targat e një automjeti tjetër.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Kosovë, pasi penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës, me parkimin e parregullt të automjetit të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark