Insajderi
Lajme

Certifikohen zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

Insajderi
28 August 2025 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Certifikohen zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Rregullator miratoi në tërësi me 3 vota pro dhe dy kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

PS me 83 mandate, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Shqipëria Bëhet me 1 mandat.

“As KQZ nëpërmjet Komisionit Rregullator nuk arriti të gjejë konsensus, ku anëtarë e opozitës e kundërshtuan rezultatin dhe e cilësuan listën e deputetëve që do shkojnë në kuvend me dy standarde. Dy anëtarët e komisionit rregullator nuk gjetën kohë për të miratuar rezultatin pro votën e tyre e bënë përmes regjisë dhe jo fizikisht. Opozita ka kohë edhe 5 ditë për ta ankimuar në kolegj dhe pas kësaj i hapet rruga presidentit të republikës”, raporton A2CCN.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark