Nuk certifikohet kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Gjykata ia refuzon ankesën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk certifikohet kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Gjykata ia refuzon ankesën

    Insajderi
    28 August 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korab Mushkolajt i është refuzuar edhe ankesa në Gjykatën Supreme.

    “Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruesit Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Kryetar të Komunës së Deçanit, e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të refuzimit  për certifikim të kandidatit, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës, që do të mbahen më datë 12 tetor 2025”, njoftoj Gjykata.

    Kujtojmë se edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e kishte hedhur po ashtu si të pabazuar Ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj i cili ishte ankuar ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e kandidaturës së tij për zgjedhje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark