
Emilja Rexhepi është liruar nga pozita e saj si zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se vendimi ka ardhur pas emërimit të saj në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të martën, me 73 vota për, një kundër dhe 23 abstenime.